Home » Teknologji » ZTE pranon të paguajë gjobën 1 miliardë dollarëshe të SHBA-ve

ZTE pranon të paguajë gjobën 1 miliardë dollarëshe të SHBA-ve

Pas shumë negociatave me administratën Trump, gjigandi Kinez ZTE vendosi të paguante një gjobë prej 1 miliardë dollarësh.

Kjo gjobë vjen pas një hetimi i cili zbuloi se ZTE kishte shkelur sanksionet Amerikane duke shitur teknologjinë tek Irani dhe Koreja e Veriut.

ZTE pranoi gjobën prej 1.19 miliardë dollarësh duke kënaqur autoritetet Amerikane. Por administrata Trump dëshironte të shkonte më tutje duke ndaluar shitjen e produkteve të ZTE për 7 vite.

Ky vendim mund të vriste kompaninë e cila punëson 75,000 punonjës. Ndërsa ndalimi pritej të shënonte fundin e kompanisë, presidenti Trump kërkoi një akord me kompaninë.

Përveç gjobës 1 miliard dollarëshe, ZTE ka ristrukturuar gjithashtu personelin e kompanisë. Një ekip Amerikan monitorimi do ti bashkohet kompanisë për të vëzhguar nëse do ti përmbahet marrëveshjes.

Sipas disa burimeve, qeveria Kineze me qëllim ka mbajtur peng marrëveshjen Qualcomm dhe NXP derisa ZTE të gjente një zgjidhje premtuese. /PCWorld Albanian

The post ZTE pranon të paguajë gjobën 1 miliardë dollarëshe të SHBA-ve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...