20 November 2018
Home » Teknologji » Zjarri i rënë pranë AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike: Serverat dhe infrastruktura pa asnjë dëmtim

Zjarri i rënë pranë AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike: Serverat dhe infrastruktura pa asnjë dëmtim

Ditën e Dielë media raportuar se një zjarr shpërtheu sot në sallën e serverave të AKEP-it, autoritetit që kujdeset për komunikimet elektronike.

Zjarrfikësit mbërritën bashkë me policinë në ndërtesën që ndodhet mes Gjykatës së Lartë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Flakët janë shfaqur në katin e parë të ndërtesës dhe u raportua për një defekt elektrik në sallën ku ndodhen serverat e kompjuterave të këtij institucioni.

Megjithatë në njoftim për shtyp, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) mohoi raportimet e mediave për zjarrin e rënë në sallën e serverave.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tha se ngjarja e ditës së dielë e datës 19.8.2018 rreth orës 11.20 paradite ka ndodhur në godinën në pronësi të një biznesi privat ku një shëndijë zjari ka dëmtuar bateritë/UPS

Sipas institucionit salla e serverave dhe infrastrukturës së AKEP nuk ka asnjë dëmtim që të cënojë mbarëvajtjen e veprimtarisë së AKEP e cila vijon normalisht

Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar për tymin që po dilte nga dritaret. Ata kanë regjistruar edhe momentin e mbërritjes së zjarrfikësve.

Ende nuk bëhet e ditur se çfarë dëmi është shkaktuar në ndërtesë. /PCWorld Albanian

The post Zjarri i rënë pranë AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike: Serverat dhe infrastruktura pa asnjë dëmtim appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...