Home » Teknologji » Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835

Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835

Në fillim të këtij viti HMD Global, kompania e cila ka licencën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia, prezantoi katër telefonë ku më afër perceptimit të një flagshipi Android ishte Nokia 8.

Ditën e sotme u publikua një foto e një tjetër telefoni të rangut të lartë, i cili besohet se është Nokia 9.

Fotoja u publikua nga @OnLeaks në Twitter dhe përmban një video 360 gradëshe të telefonit.

Ajo që bie menjëherë në sy është kapaku frontal por edhe i pasmë të cilët janë të hakuara, një kamerë e pasme me dy sensorë duke na lënë të kuptojmë se ky mund të jetë telefoni më i shtrenjtë Nokia i HMD.

Gjithashtu mund të shikoni lehtësisht një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një portë USB-C e cila mund ti japë një tjetër goditje fatale kufjeve 3.5 mm tradicionale.

Sa i takon specifikave të hardueri, OnLeaks sugjeron se Nokia 9 ka ekran 5.5 inç Quad HD AMOLED, Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64 ose 128GB memorje të brendshme.

Dimensionet e telefoni janë 140.9 mm x 72.9 mm x 7.5 mm. Çmimi dhe dalja në shitje janë enigmë. /PCWorld Albanian

The post Zbulohet flagshipi më i ri Android, Nokia 9 me ekran 5.5 inç dhe Snapdragon 835 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...