Home » Teknologji » Youtube do të shtojë informacion nga Wikipedia për videot në lidhje me kospiracionet

Youtube do të shtojë informacion nga Wikipedia për videot në lidhje me kospiracionet

YouTube do të shtojë informacion nga Wikipedia në videot rreth teorive të konspiracionit duke ofruar pikëpamje alternative mbi temat e diskutuara. CEO i YouTube, Susan Wojcicki, tha se këto tekste, të cilat kompania po i quan “sinjale informacioni”, do të fillojnë të shfaqen në video lidhur me konspiracionet brenda dy javëve të ardhshme.

Wojcicki tregoi shembuj të informacioneve për videot mbi uljen në hënë dhe shenjat që lenë avionët. “Kur ka video që janë të përqendruara rreth diçkaje që është një komplot – ne po përdorim një listë të komploteve të njohura të internetit nga Wikipedia – atëherë do të tregojmë një element shoqërues nga Wikipedia duke treguar se këtu ka informacion shtesë rreth ngjarjes, ” – tha Wojcicki.

Ky vendim vjen pas një viti në të cilin YouTube është cilësuar se trajton përmbajtje ekstremiste dhe i kushtëzon më shumë përdoruesit nëpërmjet rekomandimeve algoritmike që kritikët thonë se janë të dizenjuara për të shtyrë shikuesit drejt ekstremeve.

Sinjalet e informacionit që Wojcicki demonstroi shfaqeshin direkt nën videon si një tekst i shkurtër, i lidhur me Wikipedia për më shumë informacion. Wikipedia – një enciklopedi e shkruar nga vullnetarë – është një burim jo perfekt informacioni, të cilin shumica e studentëve të universiteteve ndalohen ta citojnë në punimet e tyre. Por kjo në përgjithësi ofron një qasje më neutrale, empirike për të kuptuar komplotet sesa videot që shfaqen në YouTube.

Wojcicki nuk ka specifikuar se sa komplote ishin në listën fillestare të Youtube, por sugjeroi se do të zgjerohej me kalimin e kohës. “Ajo që më pëlqen në lidhje me këtë element është se është vërtetë një listë shumë e zgjeruar,” – tha ajo. Kompania mund të tregojë burime të tjera alternative të informacionit nën elementë të diskutueshëm në të ardhmen. /PCWorld Albanian

The post Youtube do të shtojë informacion nga Wikipedia për videot në lidhje me kospiracionet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...