Home » Teknologji » Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar

Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar

Xiaomi publikoi fotot e para të Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus në fillim të javës ndërsa tani i publikoi të gjitha detajet e tyre.

Marka Redmi është përpjekja e Xiaomi për të ofruar telefonë solidë me çmime shumë të ulëta. Dy telefonët e rinj vinë për të pasuar Redmi 4 dhe Redmi Note 4 që u bënë telefonët më popullor në Indi këtë vit.

Siç mund ta kuptoni nga fotot, Redmi 5 dhe 5 Plus sjellin stilin e 2017-ës me ekran 18:9 pa skaje. Në pjesën e pasme është një sensor i shenjave të gishtërinjve dhe një sensor i vetëm kamere ndërsa trupi i telefonit përbëhet nga alumini.

Ai do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, pink, artë dhe zezë.

Ja specifikat e harduerit të telefonit:

  • Qualcomm Snapdragon 450 për Redmi 5 dhe Snapdragon 625 për Redmi 5 Plus
  • Ekrani 5.7 inç 18:9 “HD+” LCD për Redmi 5 dhe 5.99 inç 18:9 “Full HD” për Redmi 5 Plus
  • 2 ose 3GB RAM për Redmi 5, 3 ose 4GB RAM për Redmi 5 Plus
  • 3,300 mAh për Redmi 5, 4,000 mAh për Redmi 5 Plus
  • 16 ose 32GB për Redmi 4, 32 ose 64GB për Redmi 5 Plus
  • Një kamër e pa specifikuar me piksela 1,25 mikron
  • Dritë selfie
  • microUSB

Redmi 5 fillon nga 120 dollar për modelin me 2GB RAM dhe 16GB memorie dhe 135 dollar për modelin me 3GB RAM dhe 32GB memorie.

5 Plus fillon nga 150 dollar për modelin 3GB dhe 32GB memorie deri në 180 dollar për modelin 4GB dhe 64GB memorie.

Të dy telefonët janë të shkëlqyer por 5 Plus ofron më shumë leverdi. Snapdragon 625 është një procesor i fuqishëm dhe ekrani Full HD 18:9 është i shkëlqyer.

Telefonët dalin në shitje fillimisht në Kinë më 12 Dhjetor. /PCWorld Albanian

The post Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

LG pritet të prezantojë flagshipin e ardhshëm, G7 ThinQ, në një aktivitet më 2 Maj. ...