Home » Teknologji » Xiaomi prezanton atletet inteligjente

Xiaomi prezanton atletet inteligjente

Atletet quhen Amazfit Antelope Light Sport dhe kushtojnë vetëm 25€. Masin hapat tuaja dhe shumë statistika të tjera. Për momentin janë të disponueshme vetëm në Kinë. Janë të pajisura me sensorë të integruar.

Xiaomi njihet në botë si një nga kompanitë që ofron raportin më të mirë cilësi-çmim. Megjithatë, nuk është limituar vetëm në prodhimin e telefonave, madje ka eksploruar industri të tjera siç është rasti i atleteve, por nga burime të ndryshme thuhet se është duke tentuar të blejë kompaninë e famshme GoPro.

Brendësia e atleteve është e përbërë nga elementë të cilët eliminojnë problemet e takimit të shputës së këmbës me tokën.

Atletet janë ergonomike dhe të prodhuara në atë mënyrë që tu përshtaten çdo lloj terreni. Brenda atleteve ndodhet një chip Mija Smart core 2 i ndërtuar për të gjurmuar hapat, distancat dhe kaloritë e harxhuara. Për momentin janë të disponueshme vetëm në Kinë. /PCWorld Albanian

The post Xiaomi prezanton atletet inteligjente appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...