21 September 2018
Home » Teknologji » Xiaomi PocoPhone F1 vjen në Evropë për 329 euro

Xiaomi PocoPhone F1 vjen në Evropë për 329 euro

Pak javë më parë Xiaomi dha sinjalin e parë në drejtim të industrisë të telefonëve inteligjentë dhe përkatësisht asaj Android me telefonin e ri Pocophone.

Përmes rrjetit social Twitter kompania tha se telefoni i ri do të vijë në Evropë.

Nga imazhi i publikuar dy modele do të ofrohen: 6GB dhe 64GB me kosto 329 euro dhe 6GB dhe 128GB me kosto 369 euro.

Të dy telefonët kanë procesor Snapdragon 845 dhe bateri 4,000 mAh si dhe Android 8.1 Oreo.

Sa i përket modelit më të shtrenjtë me 8GB RAM dhe 256GB memorie nuk ka informacion nëse do të debutojë Evropë. /PCWorld Albanian

The post Xiaomi PocoPhone F1 vjen në Evropë për 329 euro appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...