Home » Teknologji » WhatsApp vë rekord: 75 miliard mesazhe të dërguara në një ditë

WhatsApp vë rekord: 75 miliard mesazhe të dërguara në një ditë

WhatsApp, një prej shërbimeve më popullore në botë të komunikimit, arriti një rekord të ri mbrëmjen e vitit të ri: më shumë se 75 miliardë mesazhe janë dërguar nga përdoruesit e saj.

Rekordi i ri shënon numrin më të lartë të mesazheve të dërguar në një ditë në historinë e aplikacionit.

Ndërsa rekordi i kaluar u vendos në 2016-ën me 63 miliardë mesazhe të dërguara.

Nga 75 miliardë mesazhe të dërguara, 13 miliardë janë imazhe dhe 5 miliardë video.

WhatsApp aktualisht ka 1.3 miliardë përdorues aktivë në muaj. Rekordi u vendos pavarësisht ankesave që pati për ndërprerje të shërbimit në mbarë botën. /PCWorld Albanian

The post WhatsApp vë rekord: 75 miliard mesazhe të dërguara në një ditë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...