Home » Teknologji » WannaCry erdhi nga Koreja e Veriut thonë ekspertët Britanikë të sigurisë

WannaCry erdhi nga Koreja e Veriut thonë ekspertët Britanikë të sigurisë

Zyrtarët Britanikë të sigurisë besojnë se janë hakerat e Koresë së Veriut ata që fshihen pas sulmit të WannaCry duke u shkaktuar dëme qindra organizatave në 150 shtete të botës.

Qendra Britanike për Sigurinë Kombëtare arriti në këtë përfundim pas një hetim prej një muaji. Edhe zyrtarët Amerikanë hedhur dyshime të forta se mund të jetë grupi Lazarus me lidhje të forta me Phenianin që kanë kryer sulmin.

Është po i njëjti grupi i cili sulmoi Sony Pictures në 2014-ën. Hakimi i këtij të fundit u bë pak përpara publikimit të filmit The Interview, një statirë me personazh kryesor ldierin Koreano-Jugor.

Gjatrë muajit Maj WannaCry u përhap me shpejtës përgjatë një fundjave duke bllokuar kompjuterat dhe kërkuar para në këmbim të informacioneve të koduara.

Thuhet se qëllimi i ransomware ka qenë thjesht për përfitim financiar dhe mund të ketë dalë jashtë kontrolli hakerave. /PCWorld Albanian

The post WannaCry erdhi nga Koreja e Veriut thonë ekspertët Britanikë të sigurisë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

1/4 e popullsisë së botës përdor rrjetin social Facebook

Facebook tha ditën e Marte se ka 2 miliard përdorues aktivë në muaj duke marshuar ...