Home » Teknologji » Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë

Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë

Aksionet e Snap ranë me 4.9% ditën e Enjte duke prekur vlerën e daljes në bursë dhe treguar humbjen e besimit tek investitorët ndërsa kompania përballet me konkurrencën e egër të Facebook.

Pronari i Snapchat, një aplikacion mobil me të cilin përdoruesit realizojnë foto dhe video që humbasin pas pak sekondash, shikoi aksionet të biejnë në 17 dollar ditën e sotme.

Aksionet e Snap ishin 29.44 dollar pas debutimit dhe që nga ajo ditë ato kanë shënuar vetëm rënie. Snapchat është aplikacion mjaft popullor tek moshat e reja, por Wall Street-i është i shqetësuar për rritjen e ngadaltë të bazës së përdoruesve.

Rënia poshtë vlerës së daljes në bursë tregon se kemi të bëjmë me humbje besimi, por një situatë e tillë nuk është e paprecedent në mesin e kampionëve të Luginës së Silikonit. Aksionet e Alibaba ranë poshtë vlerës së daljes në bursë 233 ditë më pas ndërsa Facebook vetëm dy ditë.

Ndërsa sot vlera e aksioneve të Facebook është 300% më e lartë që sesa ajo e daljes në bursë. /PCWorld Albanian

The post Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve

Së shpejti autorët e platformës Medium do të mund të publikojnë artikuj me pagesë. Si ...