Home » Teknologji » Vivo sjell telefonin e parë në botë me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Vivo sjell telefonin e parë në botë me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Telefoni më i fundit i kompanisë Kineze Vivo ka një skaner të shenjave të gishtërinjve fshehur në një ekran.

Skaneri me sukses lexon shenjat e gishtërinjve të përdoruesve pa qenë nevoja të vendoset një buton i posaçëm për të dhe sakrifikuar hapësirë.

iPhone më i fundit i Apple e hoqi fare skanerin në pamundësi për të bërë atë që Vivo ka realizuar me sukses.

Në vend të tij iPhone X përdor një teknologji të njohjes së fytyrës. Sakaq Google Pixel 2 dhe Samsung Galaxy S8 kanë skanerin në pjesën e pasme për të ofruar një ekran të madh përpara.

Telefoni i ri i Vivo me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran debutoi në konferencën CES në Las Vegas. /PCWorld Albanian

The post Vivo sjell telefonin e parë në botë me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Gmail për iOS tani ka njoftime më të mençura

Google dëshiron t’ju ndihmojë të zvogëloni zhurmën e njoftimit duke përdorur IA për t’i dhënë ...