Home » Teknologji » UBT-CERT shpall të hapur thirrjen për aplikim në garën “Hack Day Kosova 2018”

UBT-CERT shpall të hapur thirrjen për aplikim në garën “Hack Day Kosova 2018”

Për të tretën herë me radhë, lider në fushën e Shkencave kompjuterike, Sistemeve të Informacionit dhe jo vetëm, UBT ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e edicionit të tretë të aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, “Hack Day Kosova 2018”.

I njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht, aktiviteti treditor do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, përgjatë datave 11, 12 e 13 tetor, organizim ky që do të bëhet nën kujdesin e UBT-CERT dhe do të mbahet për nder të Muajit Evropian për Siguri kibernetike ECSM.

Në këtë aktivitet ftohen të marrin pjesë të interesuarit, hakerë nga gjithë rajoni, ku për të qenë pjesë ë punëtorive duhet të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhënat personale në email-in cert@ubt-uni.net më së largu deri të hënën, më 1 tetor.

Apliko https://bit.ly/2KI73Zp  për tu bëre pjese e garës më të madhe ne rajon Hack Day Kosova 3. Edhe këtë vit ICTSmedia është partnere tradicionale e këtij organizimi.

“Hack Day Kosova” është aktivitet që bartë mesazh ndërgjegjësues për sigurinë kibernetike në shtetin e Kosovës, andaj për këtë arsyeje zhvillon edhe garën kibernetike për perceptimin e kërcënimeve apo sulmeve kibernetike, duke i promovuar të dhënat e informacionet, edukimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira.

Prej disa vitesh ICTSmedia tradicionalisht e mbështet ketë aktivitet dhe është partner i kësaj gare./PCWorld Albanian

The post UBT-CERT shpall të hapur thirrjen për aplikim në garën “Hack Day Kosova 2018” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...