Home » Teknologji » Twitter ridizajnon aplikacionet mobile dhe desktop, inspirohet nga Instagram

Twitter ridizajnon aplikacionet mobile dhe desktop, inspirohet nga Instagram

Twitter publikoi një dizajn të ri në aplikacionet e saj mobile, desktop dhe ueb ditën e Premte dhe ju mund të thoni se ku e kemi parë një pamje të tillë më parë: disa prej ndryshimeve duket se janë inspiruar nga Instagram.

Fotot e profilit janë në formë të rrumbullakët, shigjeta e replikës është zëvendësuar me një ikonë në formë flluske, e shumë të tjera.

Aplikacioni në iOS ka një menu navigimi të ngjashme me Android e cila shfaqet në të majtë të aplikacionit. Twitter për iPhone gjithashtu është integruar në Safari.

Por shumica e ndryshimeve kanë ardhur nga vetë përdoruesi tha shefi i dizajnit pranë Twitter, Grace Kim.

Ky ridizajnim vjen pas shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i rrjetit social shkoi në Twitterverse në dhjetorin e vitit të kaluar duke kërkuar sugjerime.

Ndryshime janë aplikuar në topografinë në të gjitha platformat si dhe matësit live të pëlqimeve dhe replikave nga aplikacionet mobile. Por Twitter nuk është i pari që vjedh ide dizajni nga konkurrentët.

Në fakt Instagram ka rrënuar çdo aspiratë të Snapchat dhe çdo element që e diferenconte këtë të fundit nga konkurrentët.

“Ikona më intuitive e bëjnë më të lehtë angazhimin me cicërimat, veçanërisht nëse përdorni Twitter-in për herë të parë. Konkretisht njerëzit kujtonin se ikona e replikës, një shigjetë, do të thotë të fshije diçka apo të ktheheshe pas në faqen e kaluar.”

Ndryshimet:

  • Më pak tabe duke qenë se menuja tashmë gjendet në të majtë
  • Tipografi më e pastër dhe titujt më të theksuar
  • Në Safari më shumë artikuj
  • Foto profili në formë të rrumbullakët dhe jo katrore

The post Twitter ridizajnon aplikacionet mobile dhe desktop, inspirohet nga Instagram appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

1/4 e popullsisë së botës përdor rrjetin social Facebook

Facebook tha ditën e Marte se ka 2 miliard përdorues aktivë në muaj duke marshuar ...