Home » Teknologji » Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës

Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës

Twitter tha ditën e Mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe zgjedhjet.

Prej vitesh Twitter është përpjekur të joshë përdoruesit duke vendosur theksin tek aktivitetet, lajmet e shpejta dhe transmetimet live ndryshe nga Facebook.

Rrjeti social i mikroblogimit tha se tani e tutje do të lajmërojë përdoruesit përmes aplikcionit mobile në momentin që po mbahet një aktivitet që mund tu interesojë.

Njoftimet shfaqen në krye të timeline të Twitter e cila është edhe zemra e shërbimit.

Duke klikuar këto njoftime, përdoruesit do të dërgohen tek një përzgjedhje cicërimash, fotosh dhe videosh lidhur me temën.

Ditën e Marte aksionet e Twitter prekën vlera rekord prej 44.33 dollarësh, më e lartë në tre vitet e fundit. /PCWorld Albanian

The post Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...