14 December 2018
Home » Teknologji » Twitter lançon “shënjuesit e librit” për të ruajtur dhe shpërndarë postimet në vazhdim

Twitter lançon “shënjuesit e librit” për të ruajtur dhe shpërndarë postimet në vazhdim

Twitter bën ndërhyrje të herëpashershme në platformën e saj. Pasi shtoi, para disa muajsh, numrin e karaktereve maksimalë për postim nga 140 në 280, tashmë ka prezantuar edhe “shënjuesit e librave”. Kjo do të thotë që përdoruesve i jepet mundësia të ruajnë një tweet dhe ta lexojnë atë në një moment të dytë.

Sipas kompanisë, tani një cicërimë mund të shtohet tek seksioni i të preferuarve dhe të shpërndahet në mënyra të ndryshme edhe në platforma të tjera jashtë Twitter. Shtimi i këtij opsioni u realizua në bazë të studimit të sjelljes së përdoruesve të platformës.

Për të shtuar një tweet në “shënjuesit e librit” mjafton të klikohet tek ikona e shpërndarjes dhe të zgjidhet opsioni i shtimit në shënjuesit e librit. Nga menuja e ikonës së profilit do të mund të shkohet tek opsioni i “shënjuesit të librit” dhe përdoruesit do të mund të shohin në mënyrë private postimet e parapëlqyera.

Ky opsion është një avantazh për ata përdorues të cilët dëshirojnë të marrin informacione në mënyrë private pa ndarë me të tjerët postimet. Deri më tani i vetmi opsion ishte pëlqimi i një tweet dhe ai do të vendosej automatikisht në profil duke u bërë i dukshëm edhe për ndjekësit e tjerë të profilit. /PCWorld Albanian

The post Twitter lançon “shënjuesit e librit” për të ruajtur dhe shpërndarë postimet në vazhdim appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...