Home » Teknologji » Twitter heq verifikimet për disa llogari

Twitter heq verifikimet për disa llogari

Twitter tha ditën e sotme se ka bërë progres në rishikimin e sistemit të verifikimit të profileve pas kritikave të ashpra për verifikimin e llogarisë së racisti të bardhë në Shtetet e bashkuara.

Në një seri cicërimash publikuar ditën e sotme, Twitter Support pranoi se është abuzuar me procesin i verifikimit dh si rezultat do të ndryshojë mënyrën sesi trajton llogaritë e verifikuara dhe të përjashtojë disa prej tyre.

Rrjeti social tha se verifikimi i llogarive ka kontribuar në krijimi e një perceptimi se Twitter mbështet llogaritë në fjalë.

Ky problem u bë edhe më i prekshëm kur u ofrua një formë online verifikimi. Kompania thotë se është duke rishikuar të gjithë sistemin dhe ndryshoi rregulloren e asaj që quhet verifikim.

Prej disa ditësh kompania ka ndaluar pranimin e verifikimeve të reja. Lajmi kryesor është se kompania do të heqë verifikimin për disa llogari që nuk përputhen me rregulloren e re. /PCWorld Albanian

The post Twitter heq verifikimet për disa llogari appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...