20 February 2018
Home » Teknologji » Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë

Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë

Shitjet e kompjuterëve ranë vitin e kaluar në pikën më të ulët që nga 2006. Sipas të dhënave paraprake që vinë nga Gartner, prodhuesit shitën 263 milion njësi vitin e kaluar, një rënie krahasuar me 270 milion në 2016-ën.

2017-ta ishte viti i gjashtë me radhë kur shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë rënien. Ato kanë rënë me 30% që nga 2011-ta.

Interesante është se tregu sot gjendet në të njëjtën pikë ku ishte në 2006-ën, një vit përpara se Apple të prezantonte iPhone e parë.

Ndërsa telefonët inteligjentë janë aftësuar shumë dhe shumë aktivitete të kryera nga kompjuteri sot kryhen nga telefoni, ata padyshim janë një prej faktorëve kryesor të kësaj rënie.

Sipas Gartner, pesë prodhuesit më të mëdhenj shitën 70% të kompjuterëve në total. Me 21% secili, HP dhe Lenovo janë liderët ndjekur nga Dell me 15.2%, Apple me 7.4% dhe Asus 6.8%. /PCWorld Albanian

The post Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook me kartolina do të pengojë ndërhyrjen e huaj në zgjedhje

Facebook tha se do të përdorë kartolinat, e dërguara përmes postës amerikane, për të parandaluar ...