Home » Teknologji » Travis Kalanick paditet nga investitori më i madh i Uber

Travis Kalanick paditet nga investitori më i madh i Uber

Travis Kalanick, ishte shefi ekzekutiv i Uber i cili la detyrën gjatë muajit Qershor si rezultat i presionit nga investitorët, tashmë është paditur në gjykatë nga një prej investitorëve më të mëdhenj.

Benchmark Capital, i cili zotëron 13% të aksioneve të Uber, akuzon Kalanick se është përpjekur të mbushë bordin drejtues me aleatë besnikë.

Ata thanë se Kalanick ishte duke u përgatitur për tu rikthyer si drejtues ekzekutiv i kompanisë.

Sipas padisë së Benchmark Capital, Kalanick kishte tentuar të shtrijë pushtetin e tij mbi Uber nisur nga egoja e tij.

Në padi thuhet se ai po përdor metodën e Steve Jobs për tu rikthyer. Në 1985-ën Jobs u largua nga Apple për tu rikthyer një dekadë më pas si triumfues.

Padia kërkon që tre pozicionet e reja në bord shtuar nga Kalanick të hiqen. /CIO Albanian

The post Travis Kalanick paditet nga investitori më i madh i Uber appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...