16 December 2017
Home » Teknologji » Tim Cook preferon realitetin e shtuar në vend të realitetit virtual

Tim Cook preferon realitetin e shtuar në vend të realitetit virtual

Shefi ekzekutiv i Apple la të kuptoj se nuk është i dhënë shumë pas realitetit virtual.

Përkundrazi ai tha se kjo teknologji ka tendencën ti izolojë njerëzit ndërsa shprehu preferencë për realitetin e shtuar.

Realiteti i shtuar – Augumented Reality – është një platformë e cila shkrin grafikat dhe realitetin që na rrethon në vend që të zërë plotësisht pamjen e një personi vetëm me grafika dhe imazhe kompjuterike siç bën realiteti i shtuar.

Cook shprehu opinionin e tij në një aktivitet të mbajtur nga Universiteti i Oxfordit në përgjigje të një pyetje të një studenti lidhur me teknologjisë transformuese të së ardhmes.

“Jam i entuziazmuar për realitetin e shtuar sepse mund ta shoh të aplikohet kudo,” tha Ai.

“Mund ta shoh të aplikohet për sektorin e edukimit, për konsumatorët, për argëtim madje edhe në sport. Mund ta shoh tek çdo biznes dhe çdo gjë që na rrethon.”

“Besoj se realiteti i shtuar përmirëson lidhjen e njeriut me realitetin. Skam qenë asnjëherë fans i realitetit virtual sepse ai bën të kundërtën.” /CIO Albanian

The post Tim Cook preferon realitetin e shtuar në vend të realitetit virtual appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...