20 November 2018
Home » Teknologji » Tesla prezantoi një version të ri të Model 3

Tesla prezantoi një version të ri të Model 3

Ditën e Enjte Tesla prezantoi një version të ri të Model 3 i cili do të kushtojë 45,000 dollarë.

Sipas uebsajtit ku është publikuar njoftimi, makina përshkon 418 kilometër me një karikim të vetëm, 80 kilometër më pak sesa modeli më i shtrenjtë.

Edhe pse Tesla ka premtuar që modeli bazë do të kushtojë 35,000 dollarë, deri tani ka prodhuar vetëm versione mbi 49,000 dollarë.

Tesla tha se modeli bazë i Model 3 nuk do të prodhohet këtë vit.

Që nga lançimi Tesla ka marrë 400,000 rezervime për Model 3 ndërsa mbetet e paqartë sesa prej tyre janë dërguar tek blerësit. /PCWorld Albanian

The post Tesla prezantoi një version të ri të Model 3 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...