Home » Teknologji » Tesla në vështirësi, shkurton 9% të fuqisë punëtore

Tesla në vështirësi, shkurton 9% të fuqisë punëtore

Tesla do të shkurtojë 9% të fuqisë tha CEO i kompanisë Elon Musk ditën e Mërkure.

Ai argumentoi se kjo bëhet për të shkurtuar kostot e dhe shndërruar Teslan në fitimprurëse.

Kompania nuk tha sesa punonjës do të largohen. Aktualisht kompania ka 37,543 punonjës prandaj shkurtimi me 9% do të thotë largimin e 3,000 prej tyre.

Që nga themelimi 15 vite më parë, Teslan vetëm se “ka djegur” para. Musk dëshiron që të ristrukturojë kompaninë për ta bërë më pak burokratike.

Në muajt e fundit CEO është shprehur optimist duke thënë se synon që Tesla të ketë fitim të qëndrueshëm në tre mujorin e tretë të 2018-ës.

Nga ana tjetër ka premtuar rritjen e prodhimit për të sjellë më shumë të ardhura tek kompania. /PCWorld Albanian

The post Tesla në vështirësi, shkurton 9% të fuqisë punëtore appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...