Home » Teknologji » Tesla larg pritshmërive me prodhimin e Modelit 3

Tesla larg pritshmërive me prodhimin e Modelit 3

Tesla ka shitur vetëm 1,550 makina Model 3 në tre mujorin e katërt të 2017-ës bëri të ditur kompania.

Shitjet e këtij modeli janë shumë larg shitjeve të Modelit S dhe Modelit X me 15,200 dhe 13,120 makina respektivisht.

Gjithashtu ato janë larg pritshmërive të kompanisë e cila kishte premtuar shitjen e 2,425 modeleve.

Tesla tha se nuk arriti të dërgonte sasinë e premtuar nga sezoni i pushimeve. 793 modele janë prodhuar vetëm në 7 ditët e fundit të tre mujorit të katërt sipas kompanisë.

Prodhuesi i shquar i makinave elektrike tha se ka bërë progres të lartë për adresimin e problemeve me prodhimin e Model 3.

Në 2017-ën Tesla shiti 103,122 makina, një rritje me afro 30 mijë krahasuar me 2016-ën.

Objektivi për të prodhuar 5,000 makina në javë është shtyrë përsëri. Kompania kishte premtuar ta arrinte këtë stad në fund të këtij viti ndërsa tashmë ka shtyre për në tre mujorin e parë të 2018-ës. /PCWorld Albanian

The post Tesla larg pritshmërive me prodhimin e Modelit 3 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...