Home » Teknologji » Televizori 65-inç me rrokullisje i LG ngjan me një gazetë gjigande

Televizori 65-inç me rrokullisje i LG ngjan me një gazetë gjigande

CES është padyshim një prej panaireve më ekstravagante të teknologjive të reja në zhvillim dhe linja e televizorëve OLED të LG ka ekstravagancën e duhur sa për të qenë pjesë e tij.

Televizori i ri vjen për të pasuar modelin 18 inç rrokullisje, vetëm se tani është 65 inç dhe ka rezolucion 4K.

I parë nga afër, diferencat mes një paneli me rrokullisje dhe një paneli standard thuajse nuk ekzistojnë fare.

Ekrani OLED është thjeshtë i mrekullueshëm me ngjyra të mprehta dhe vibrante po aq i bukur sa edhe portofoli tjetër OLED.

Televizori mund të ndryshojë raportin nga 16:9 në 21:9 duke ua mundësua të shijoni videot super të gjëra.

Çmimi dhe disponueshmëria mbeten për tu mësuar dhe aktualisht është vetëm një prototip. /PCWorld Albanian

The post Televizori 65-inç me rrokullisje i LG ngjan me një gazetë gjigande appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...