Home » Teknologji » Tarifat e telefonisë celulare, AKEP kërkon që kompanitë duhet të lajmërojnë 20 ditë para për ndryshimet

Tarifat e telefonisë celulare, AKEP kërkon që kompanitë duhet të lajmërojnë 20 ditë para për ndryshimet

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur të ndërhyjë në rregulloren e vitit 2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.

Në draftin e nxjerrë për konsultim, AKEP ka bërë të paktën tre shtesa. Së pari, në nenin 6 të saj ku renditet në 11 pika lloji dhe përmbajta e informacionit është vendosur të shtohet një pikë e re ku thuhet se “Sipërmarrësit duhet të publikojnë dhe të vënë në dispozicion të pajtimtarëve informacionin e plotë mbi cilësitë e shërbimit sipas nenit 102 të Ligjit”.

Bëhet fjalë për ligjin 9918 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013. Në nenin 102 thuhet: “sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacionin e duhur, të krahasueshëm dhe të përditësuar për cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre dhe për masat e marra për të garantuar akses të barabartë për përdoruesit fundorë me aftësi të kufizuara.2. AKEP-i, në bazë të një rregulloreje të veçantë, përcakton treguesit e cilësisë së shërbimit”.

Informimi i AKEP

Një tjetër ndryshim është ai në nenin 8 për detyrimin e informimit të AKEP. Në këtë nen është vendosur për herë të parë afati para se cilit duhet të njoftohet rregullatori nga kompanitë e tregut për ndryshimin e tarifave.

Kështu sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi mënyrën e publikimit të tarifave dhe shërbimeve, dhe çdo ndryshim të tyre jo më vonë se 20 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve.

“Në zbatim të nenit 16 pika 5 të Ligjit nr.9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, AKEP e siguron informacionin konfidencial në përputhje me legjislacionin në fuqi për sekretin e biznesit.

Informacioni mbi tarifat/shërbimet/ofertat shoqërohet me referencat si vijon: a. duke dhënë linkun përkatës në faqen e Internetit se ku janë publikuar tarifat dhe informacioni për to; b. duke përfshirë fletëpalosjet përkatëse të programit të ri tarifor; c. mjetet e informimit publik ku është bërë njoftimi i tyre” thuhet në dokumentin e AKEP.

Rregullorja do të qëndrojë në fazë konsultimi deri më datë 20 prill 2018 për të marrë edhe reagimin e palëve të përfshira, që preken nga ndryshimet e propozuara. /Monitor

The post Tarifat e telefonisë celulare, AKEP kërkon që kompanitë duhet të lajmërojnë 20 ditë para për ndryshimet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

dscf0412-1024x681.jpg

Motorola prezanton katër telefonë buxhetorë

Marka e telefonëve tashmë në pronësi të Lenovo, Motorola, prezantoi katër telefonë të rinj buxhetorë. ...