Home » Teknologji » Sundar Pichai, inteligjenta artificiale si zjarri dhe elektriciteti

Sundar Pichai, inteligjenta artificiale si zjarri dhe elektriciteti

Gara për të pasur inteligjencën artificiale krejtësisht autonome nga kontrolli njerëzor ka vite që ka nisur me gjigantëve të teknologjisë.

E një ndër kompanitë lider në këtë drejtim është Google. Drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan thotë se AI (Artificial Intelligence) është një ndër fushat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit dhe e krahasoi atë me zbulimin e zjarrit dhe elektricitetit.

Duke folur për MSNBC, Sundar Pichai iu përgjigj edhe shqetësimeve se inteligjenca artificiale do të shkatërronte ekonomitë e shumë familjeve duke nxjerrë me miliona vetë në rrugë si të papunë.

“Nuk e shoh në këtë këndvështrim. Sa u takon vendeve të punës, sigurisht që AI mund të jetë një kërcënim, por mendoni se sa shumë do të kursehej nga njerëz që nuk do të kishin më nevojë për një jurist, nuk do të kishin më nevojë për një llogaritar.

Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen në këtë drejtim, por sërish duhet ta përqafojnë avancimin e teknologjisë. Historia ka treguar se popujt që nuk e kanë bërë këtë kanë mbetur pas”, deklaroi ai.

The post Sundar Pichai, inteligjenta artificiale si zjarri dhe elektriciteti appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...