Home » Teknologji » Starton sot edicioni i shtatë i aktivitetit Startup Live Tirana

Starton sot edicioni i shtatë i aktivitetit Startup Live Tirana

Për vitin e shtatë rradhazi organizohet në Tiranë eventi me format ndërkombëtar që mbledh të rinjtë nga e gjithë Shqipëria në një fundjavë të vetme për krijimin dhe zhvillimin e një ideje biznesi.

Me mbështetjen e Yunus Social Business Albania, Bankës Societe Generale Albania, Fondacioni M&M Ivanaj Institut dhe partnerëve të tjerë, UNIque Junior Enterprise organizon për të shtatin vit rradhazi eventin 3-ditor Startup Live Tirana.

Startup Live përbëhet nga një komunitet sipërmarrësish i shtrirë në qytete të ndryshme të Europës të cilët mblidhen së bashku për 54 orë seminaresh e workshopesh me qëllim krijimin e kompanive të suksesshme.

Ky aktiviteti i cili synon promovimin e inovacionit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë, është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që duan të njohin më shumë botën e startupeve dhe si funksionon ajo.

Çdo pjesëmarrës krijon njohje dhe rrjetëzim me profesionistë të fushave të ndryshme duke filluar nga Teknologjia e informacionit, software development, web development, marketing, e duke përfunduar tek konsulenca ligjore e financiare.

Këtë vit, në edicionin e tij të shtatë, konkursi zhvillohet në datat 18-20 Maj 2018 në ambientet e Fondacionit Ivanaj në Tiranë. Pjesëmarrës do të jenë qindra të rinj të cilët kanë ide biznesi dhe duan ti zhvillojnë ato, por gjithashtu edhe kushdo që do të mësojë më shumë mbi teknologjinë dhe risitë e fundit në vendin tonë. Ceremonia e hapjes së eventit zhvillohet sot në orën 17:00 dhe aktiviteti vazhdon deri ditën e dielë në orën 19:00 ku bëhet edhe shpërndarja e çmimeve për idetë më të mira.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e aktivitetit këtu. /PCWorld Albanian

The post Starton sot edicioni i shtatë i aktivitetit Startup Live Tirana appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...