Home » Teknologji » Standartet e enkriptimit të e-mail-eve të pasigurta thonë hulumtuesit

Standartet e enkriptimit të e-mail-eve të pasigurta thonë hulumtuesit

Hulumtuesit Evropian zbuluan se standardet shumë popullore të enkriptimit PGP dhe S/MIME janë vulnerabil ndaj hakimeve dhe paralajmëruan përdoruesit ti ç’aktivizojnë dhe ç’instalojnë sa më parë.

Hulumtuesit pranë Universitetit Muenster dhe Bochum në Gjermani, si dhe Leuven në Belgjikë, zbuluan problemet kritike të sigurisë në metodat e enkriptimit të cilët përdoren tek aplikacione mjaft popullore si Microsoft Outlook dhe Apple Mail.

“Aktualisht nuk ka një zgjidhje për problemet në fjalë,” shprehej profesori i kriptografisë së aplikuar pranë Universitetit Muenster Sebastian Schinzel.

Ekipi do të publikonte gjetjet e tyre të Marte por nxituan menjëherë pas përhapjes së lajmeve në mesin e komunitetit për problemet në fjalë.

Aktualisht nuk ka informacion se problemet e sigurisë janë përdorur nga agjenci apo hakera shtetëror.

Hulumtuesit kanë lajmëruar ofruesit e shërbimeve e-mail dhe tashmë është në dorën e tyre për të parandaluar sulmet. /PCWorld Albanian

The post Standartet e enkriptimit të e-mail-eve të pasigurta thonë hulumtuesit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Starton sot edicioni i shtatë i aktivitetit Startup Live Tirana

Për vitin e shtatë rradhazi organizohet në Tiranë eventi me format ndërkombëtar që mbledh të ...