Home » Teknologji » Snapchat ka krijuar lente të reja lojërash

Snapchat ka krijuar lente të reja lojërash

Snapchat kërkon që përdoruesit e aplikacionit të luajnë lojëra me miqtë e tyre në Snapchat. Kompania lançon lente të reja, të quajtur “Snappables”, që lejojnë përdoruesit të luajnë lojëra përmes prekjes, lëvizjes ose shprehjeve të fytyrës.

Lojrat tingëllojnë si lente Snapchat’s Cuphead, të cilat ju lejojnë t’i trajtoni shokët tuaj si bosët për tu shkatërruar. Sipas lajmeve të ndryshme, raportohet se përdoruesit mund të shtojnë shokë në një grup rock, t’i sfidojnë ata në një vallëzim emoji ose të luajnë basketboll. Mund të shihni disa prej tyre në videon e mësipërme.

Një person luan një lojë Space Invaders dhe një tjetër ngre vetullat e saj për të ngritur një peshë virtuale. Të rejat Snappables do të lançohen çdo javë, thotë Snap.

Snap në mënyrë të dukshme dëshiron të dallojë veten dhe të provojë se sa shumë mund të bëjnë përdoruesit në platformë kundrejt çdo rrjeti tjetër social.

Instagram, konkurrenti më i madh i Snap-it, nuk ka prezantuar ende lojëra në aplikacionin e saj apo nuk ka investuar në filtrat AR në nivelin që Snap ka bërë. Megjithatë, Facebook tashmë përmban lojëra në platformë, që mund të kalohet në Instagram. /PCWorld Albanian

The post Snapchat ka krijuar lente të reja lojërash appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...