15 December 2018
Home » Teknologji » Snapchat drejtohet nga shfaqjet televizive dhe dokumentarët për të joshur përdoruesit e rinj

Snapchat drejtohet nga shfaqjet televizive dhe dokumentarët për të joshur përdoruesit e rinj

Snapchat njoftoi ditën e Mërkure se së shpejti aplikacioni i foto-komunikimit do të sjellë shfaqje dhe seriale nga kompanitë kryesore të Hollivudit në përpjekje për të ndaluar largimin e përdoruesve.

Aksionet e Snapchat kanë rënë me 52% që nga fillimi i vitit ndërsa po gjatë 2018-ës kompania nuk ka mundur dot të tërheqë përdorues të rinj falë konkurrencës në rritje të Facebook dhe Instagram.

Në mesin e serialeve që do të transmetohen janë dokumentarë, filma dhe shfaqje televizive.

Ato do të ndahen në episode 5 minutëshe dhe secila prej shfaqjeve do të ketë profilin e saj në Snapchat por edhe reklama 6 sekondëshe të cilat nuk mund të anashkalohen.

Javën e kaluar në një memo të brendshme të publikuar nga mediat, shefi ekzekutiv Evan Spiegel u thoshte investitorëve se kompania do të kthehej fitimprurëse në 2019-ën.

Megjithatë analistët parashikojnë që kompania të humbasë 1.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

The post Snapchat drejtohet nga shfaqjet televizive dhe dokumentarët për të joshur përdoruesit e rinj appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...