15 December 2018
Home » Computer » Shkencëtarët kanë krijuar një kompjuter që funksionon si truri i njeriut!!!!

Shkencëtarët kanë krijuar një kompjuter që funksionon si truri i njeriut!!!!

kk

Midis kompjuterëve dhe trurit të njeriut mund të gjesh disa të përbashkëta: të dy përdorin sinjale elektrike, ruajnë një numër të madh informacionesh dhe mund të kryejnë detyra të vështira.

Megjithatë, ka edhe disa ndryshime midis tyre. Shkencëtarët kanë krijuar tani një kompjuter që ngjason edhe më shumë me trurin e njeriut. Ata kanë krijuar një memkompjuter, një tip kompjuteri që nuk operon si pajisjet e shpikura nga “babai i kompjuterëve”, Alan Turing, para gati një shekulli.

Këta kompjuterë janë shumë të ngjashëm me trurin e njeriut pasi përfshijnë kujtesën afatshkurtër. Në trurin e njeriut, kujtesa afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm për një moment të caktuar.

Kjo kujtesë afatshkurtër ju ndihmon të mbani mend një fjali të caktuar sa për ta mbajtur atë shënim, dhe mund ta harroni pas pesë minutash. Ndërsa tek kompjuteri, kujtesa afatshkurtër ndihmon në përpunimin e numrave dhe ruajtjen e tyre në të njëjtën kohë, dhe jo ndaras, siç veprojnë kompjuterët aktualë.

Këta kompjuterë do të jenë në gjendje gjithashtu të operojnë aplikacione që as kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar deri tani nuk munden. (ict media)

About Gent

Check Also

Ndërton kompjuter gjigant në shtëpi!!!!

Për shumë kompani teknologjike, sfida më e madhe është krijimi i procesorëve sa më të ...