Home » Teknologji » Shitjet e kompjuterave shënojnë rritje më të lartë që prej 2012-ës

Shitjet e kompjuterave shënojnë rritje më të lartë që prej 2012-ës

Shitjet e kompjuterave shënuan rritjen më të lartë që prej 2012-ës tha IDC ditën Enjte kjo si rezulta ti kërkesës në rritje për kompjutera komerciale dhe lojërash.

Rezultatet paraprake tregojnë se shitjet janë rritur me 2.7% në 62.3 milion njësi. Kjo është rritja më e fuqishme që prej tre mujorit të dytë të 2012-ës ku tregu rritej me 4.2%.

Firma rivale e IDC-së, Gartner, parashikon 62.1 milion shitje ose 1.4% rritje krahasuar me 2017-ën.

Në rang global tregu i kompjuterave ka qëndruar në vend.

Rritja më e madhe erdhi nga Lenovo sepse IDC nisi të kombinonte shitjet e Lenov dhe blerjes së fundit, Fujitsu.

Lenovo dhe Fujitsu shitën 13.755 milion kompjutera, rritje me 11.3% ndërsa HP është lideri me 14.864 milion kompjutera të shitur.

Në vendin e tretë vjen Dell me 11.255 milion kompjutera, një rritje me 9% ndërsa Apple në vendin e katërt me 4.308 milion kompjutera.

I fundit është Acer me 4.197 milion kompjutera.

HP dhe Lenovo kryesojnë me 23.9 dhe 22.1 përqind të tregut respektivisht. Dell është i treti me 18.1% ndërsa Apple dhe Acer vinë me 6.9 dhe 6.7% respektivisht. /PCWorld Albanian

The post Shitjet e kompjuterave shënojnë rritje më të lartë që prej 2012-ës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...