Home » Teknologji » Shërbimi elektronik i Tatimeve: Ja Sesi të aplikoni për vërtetim xhiro për tre vitet e fundit me vulë dixhitale

Shërbimi elektronik i Tatimeve: Ja Sesi të aplikoni për vërtetim xhiro për tre vitet e fundit me vulë dixhitale

Në çdo ditë të javës, në çdo orar, biznesi merr nëpërmjet portalit e-albania brenda pak sekondash vërtetim të qarkullimit të tre viteve të fundit, me vulë dixhitale.

Ky është vetëm një ndër 7 shërbimet e ofruara nga Tatimet me vlefshmëri ligjore. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues, të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.

Bazuar në Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për Xhiron e 3 viteve të fundit.

Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Tender, Bashki, Ambasadë etj. /Monitor

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Dokumenti i identifikimit të përdoruesit, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si Biznes në portal
  • Zgjidhni shërbimin “Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit”
  • Klikoni butonin” Përdor”
  • Plotësoni formularin përkatës elektronik
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
  • Vërtetimin e përfunduar, e gjeni në hapësirën “Dokumentet e mia”, të këtij portali.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit

  • Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë

  • Pa afat

Kostot

  • Pa pagesë

The post Shërbimi elektronik i Tatimeve: Ja Sesi të aplikoni për vërtetim xhiro për tre vitet e fundit me vulë dixhitale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...