Home » Teknologji » SAP lançon një platformë cloud për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në blockchain

SAP lançon një platformë cloud për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në blockchain

Gjigandi i softuerit për sipërmarrjet SAP lançoi ditën e sotme një platformë cloud të dedikuar për të ndihmuar korporatat që duan të zhvillojnë aplikacione bazuar në blockchain.

SAP do tu ofrojë sipërmarrjeve një strukturë për ndërtimin e aplikacioneve mbi sistemet blockchain si Hyperldedger Fabric, platformë e lançuar nga Fondacioni Linux ku SAP është kontributori kryesor.

SAP tha se ka punuar me 65 kompani të Iniciativës “Blockchain Co-Innovation” për të testuar aplikacione bazuar në blockchain të industrive të ndryshme si të furnizimit, prodhimit, transportimit ushqimit dhe farmaceutikës.

Përveç kësaj nisme, SAP tha se do të formojë një konsorcium blockchain, anëtarët e të cilit do të përdoren teknologjitë e zhvilluara nga grupi. Në mesin e tyre janë HP, Intel dhe UPS.

SAP është gjigandi i radhës pas Microsoft, IBM, Baidu dhe Tencent që lançojnë një platformë për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në blockchain. /CryptoWorld.al

The post SAP lançon një platformë cloud për zhvillimin e aplikacioneve bazuar në blockchain appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...