Home » Teknologji » Samsung publikoi betan e katërt të Oreo për S8 dhe S8 Plus

Samsung publikoi betan e katërt të Oreo për S8 dhe S8 Plus

Galaxy S8 dhe S8 Plus po i afrohen versionit final të Android Oreo. Testime ende po kryhen dhe versionet beta i shërbejnë mësë miri këtij qëllimi.

Gjigandi Korean dërgoi betan e katërt publike të Oreo për Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Ashtu si me versionin e tretë beta edhe i katërti sjell vetëm rregullime gabimesh. Rregullimet konsistojnë nga adresim i problemeve me konsumin e baterisë, tek problemet me Samsung Cloud dhe rindezja e telefonit kur nuk është në përdorim.

Telefonët kishin një tjetër problem të pazakontë sepse dridheshin papritmas, diçka që është adresuar me versionin e katërt beta të Oreo.

Përditësimet mujore të sigurisë për Dhjetorin gjithashtu janë përfshirë ndërsa është përmirësuar stabiliteti i Bluetooth.

Sipas SamMobile, beta e katërt u kërkon përdoruesve të formatojnë telefonin sapo të instalojnë përditësimin megjithatë ata mund ta shmangin duke ruajtur të dhënat përpara instalimit.

Përditësimi peshon 850MB dhe është i disponueshëm në S8 dhe S8 Plus. Ngelet një enigmë dita kur Samsung do të publikojë versionin final të Oreo. /PCWorld Albanian

The post Samsung publikoi betan e katërt të Oreo për S8 dhe S8 Plus appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Tesla nënshkroi një marrëveshje me qeverinë Kineze për të ndërtuar një super fabrikë 860,000 metër ...