Home » Android » Samsung prezantoi telefonat Galaxy On5 dhe Galaxy On7!!!

Samsung prezantoi telefonat Galaxy On5 dhe Galaxy On7!!!

Samsung prezantoi dje dy telefona inteligjentë të një serie të re, Galaxy On7 dhe Galaxy On5. Ata ngjasojnë me seritë Galaxy A, vetëm se janë bërë krejtësisht me plastikë, ndryshe nga telefonat Galaxy A të cilët janë prej metali.

Samsung Galaxy On7 përmban ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë TFT. Ai fuqizohet nga një procesor me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 1.5GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera e tij e parësore është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 5 megapikselë.

CC

Galaxy On7 fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,000 mAh dhe operon me sistemin Android 5.1 Lollipop. Telefoni do të ofrohet në ngjyrë të bardhë dhe ari.

CCC

dërsa telefoni Galaxy On5 ka ekran 5 inç HD. Ai fuqizohet nga procesori Exynos 3475 SoC me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.3GHz, së bashku me kartën grafike Mali-T720 GPU, 1.5GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefoni ka kamerë parësore 8 megapikselë dhe kamerë për selfie 5 megapikselë.

Galaxy On5 operon me sistemin Lollipop (ka të instaluar sistemin Milk Music) dhe ka një bateri me kapacitet 2,600 mAh. Të dy telefonat ofrojnë mbështetje për rrjetin LTE.

CCCC

About Argent Mata

Check Also

Samsung Galaxy S7: Tri versione me tre procesorë të ndryshëm!!!!

Kanë kaluar vetëm pak javë nga prezantimi i Galaxy Note5 dhe Galaxy S6 edge+, dhe ...