Home » Teknologji » Samsung prezantoi procesorin e Galaxy S9-ës, Exynos 9810

Samsung prezantoi procesorin e Galaxy S9-ës, Exynos 9810

Samsung e filloi këtë vit me një procesor të ri për telefonët inteligjentë i cili pritet të debutojë në flagshipët e kompanisë në 2018-ën.

Përveç përmirësimit të performancës, Samsung nuk u shpreh qartë nëse inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e këtij procesori.

Kompania identifikon filtrat e gjurmimit të fytyrës dhe sigurinë e shtuar gjatë shkyçjes së telefonit si hapa madhorë, ndërsa për përdoruesit e iPhone X tashmë është realitet falë animoji dhe Face ID.

Exynos 9 9810 padyshim do të jetë pjesë e Galaxy S9-ës. Është i ndërtuar mbi arkitekturën e cila është shndërruar në standard për telefonët Android: katër bërthama performance me frekuencë 2.9Ghz dhe katër bërthama efikasiteti.

Me shumë gjasa Samsung është bazuar në dizajnet e Cortex-A75 dhe Cortex-A55 prezantuar nga ARM në mesin e 2017-ës.

I ndërtuar mbi gjeneratën e dytë të arkitekturës 10 nanometër, Exynos 9810 premton ulje të konsumit të energjisë ndërsa Samsung pretendon dyfishim të performancës për bërthamë dhe 40% në terësi.

Çipi do të ketë një njësi përpunimi më vete për ruajtjen e të dhënave sensitive personale dhe biometrike.

Modemi LTE në brendësi të çipit ka shpejtësi prej 1.2 Gbps.

Siç thamë më lartë ky do të jetë procesori i flagshipit Galaxy S9 por vetëm për disa vende të botës. Kjo do të thotë se krahas Exynos 9810, kompania do të përdorë edhe Snapdragon 845. /PCWorld Albanian

The post Samsung prezantoi procesorin e Galaxy S9-ës, Exynos 9810 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...