Home » Teknologji » Samsung përfiton 22 miliard dollarë të ardhura nga ekranet OLED të iPhone X

Samsung përfiton 22 miliard dollarë të ardhura nga ekranet OLED të iPhone X

iPhone po shndërrohet në një hit, dhe jo vetëm për Apple por edhe rivalin më të madh të kompanisë, Samsung.

Sipas The Investor, gjigandi Korean do të gjenerojë të paktën 22 miliard dollarë vetëm nga shitjeve e ekraneve OLED për Apple iPhone X.

Samsung Display gjithashtu do të shesë deri në 200 milion panele OLED për Apple në 2018-ën.

Në 2017-ën, kompania prodhoi 50 milion panele OLED për iPhone X. Rritja e prodhimit të paneleve erdhi si pasojë e rritjes së rendimentit të prodhimit në fabrikën A3 të Samsung.

Në fillim të vitit rendimenti i prodhimit ishte në 60% ndërsa drejt fundit të 2017-ës shkoi në 90%.

Me këtë ritëm kompania do të prodhojë 224 milion panele çdo vit. Pavarësisht konkurrencës së egër në botën e telefonëve inteligjentë, Apple dhe Samsung kanë gjetur hapësira bashkëpunimi për njeri tjetrin.

Samsung Display konsiderohet si një prej më të mirëve në prodhimin e ekraneve OLED. Megjithatë është raportuar se Apple ka nisur një bashkëpunim me LG e madje konsideruar një investim të mundshëm në LG Display për të fituar pavarësinë nga Samsung. /PCWorld Albanian

The post Samsung përfiton 22 miliard dollarë të ardhura nga ekranet OLED të iPhone X appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Shërbimi popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, do të rrisë moshën minimale të ...