15 December 2018
Home » Android » Samsung Galaxy S7: Tri versione me tre procesorë të ndryshëm!!!!

Samsung Galaxy S7: Tri versione me tre procesorë të ndryshëm!!!!

Kanë kaluar vetëm pak javë nga prezantimi i Galaxy Note5 dhe Galaxy S6 edge+, dhe që tani kanë filluar të dalin informacione në lidhje me Galaxy S7. Meqë kompania aktualisht është në gjendje të mirë financiare, pas një periudhe krize, telefoni inteligjent i ardhshëm pritet të tronditë tregun. Nga ato që kemi dëgjuar deri tani, ka një arsye për të menduar se Galaxy S7 do të tronditë tregun botëror të telefonave inteligjentë. Thuhet se telefoni do të ofrohet në tri versione; dy do të fuqizohen nga çipet Exynos të Samsung-ut, ndërsa versioni tjetër do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820.

Sipas SamMobile, Samsung do të shesë versionin e Galaxy S7 me procesorin Qualcomm Snapdragon 820 në Kinë dhe SHBA. Ndërsa versioni me procesorin Exynos 8890, i njohur ndryshe si Exynos M1, do të shitet në disa tregje evropiane, Japoni dhe Korenë e Jugut, ku ka selinë Samsung. Ndërkohë, versioni me çipin Exynos 7422 do të shitet në tregun indian.

Thuhet gjithashtu se telefoni do të ketë variante me ekran të lakuar dhe normal. Galaxy S7 do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave, që zhvillohet në muajin mars, kështu që deri atëherë mund të zbulohen detaje të tjera në lidhje me telefonin.(ict media).

Samsung

About Argent Mata

Check Also

Pepsi po punon për krijimin e një telefoni inteligjent!!!

Kompania e pijeve joalkoolike Pepsi do t’i bashkohet botës teknologjike me një telefon inteligjent. Disa ...