Home » Teknologji » Samsung do të prodhojë ekrane të tejdukshme.

Samsung do të prodhojë ekrane të tejdukshme.

samsung-transparent-mirror-oled

Samsung do të nisë prodhimin në masë të ekraneve transparente OLED për serinë e saj Galaxy A2. Ky lajm është bërë i ditur nga uebsajti korean Digital Times, i cili raporton se kompania do të nisë me prodhimin e këtyre ekraneve nga fundi i vitit 2015.

Ekranet do të përdoren fillimisht nga grupi “Chow Sang Sang”, i cili ka gati 200 dyqane bizhuterish në Hong Kong dhe Macau.

Ekranet Samsung OLED do të jenë 75% reflektuese, ngjashëm me pasqyrat, dhe do të sigurojnë një platformë digjitale të pamjes, për të ndihmuar përdoruesit të shohin veten e tyre. Ndërkohë, gazeta Business Korea raporton se ky program i realitetit virtual do të krijohet kur veçoria “Media Player” e Samsung-ut të integrohet me teknologjinë “Real Sense Solution” të Intel-it.(ict.media)

 

About Elton Vorfi

Check Also

WhatsApp Business debuton në Android dhe është falas

Pas shumë kohësh pritje dhe testimesh pafund, bizneset mund të kenë versionin e tyre të ...