Home » Teknologji » Rusia bllokon aplikacionin Telegram

Rusia bllokon aplikacionin Telegram

Një gjykatë Ruse urdhëroi ditën e Premte bllokimin e aksesit në aplikacionin Telegram në Rusi duke kenë kështu pa shërbim miliona Rusë që shfrytëzojnë aplikacionin se formë kryesore komunikimi.

Vendimi erdhi vetëm një javë pasi autoriteti Rus i komunikimeve elektronike paditi aplikacionin Telegram sepse kishte refuzuar tu jep autoriteteve akses në mesazhet sekrete.

Mëse 200 milion përdorues në mbarë botën komunikojnë përmes Telegram dhe aplikacioni mjaft i pëlqyer për enkriptimin që ofron.

Themeluesi dhe CEO i Telegram Pavel Durov tha se do të integrojë sisteme VPN që anashkalojnë bllokimin por nuk siguroi 100% akses pa një rrjet të tillë.

I renditur si aplikacioni i nëntë më popullor në botë i komunikimit, Telegram përdoret gjerësisht në ishte vendet e Bashkimit Sovjetik dhe në Lindjen e Mesme.

Duke qenë se është mjaft popullor edhe në mesin e gazetarëve Rusë opozitarë, ai përdoret edhe nga zyrtarët e Kremlinit dhe vetë Putin.

Telegram është rrjeti i dytë global që bllokohet në Rusi pas Linkedin në 2016-ën. Facebook dhe Google gjithashtu janë përplasur disaherë me autoritetet Ruse. /PCWorld Albanian

The post Rusia bllokon aplikacionin Telegram appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...