Home » Teknologji » Rritja e impaktit të kompanive teknologjike lind nevojën për “techplomat”

Rritja e impaktit të kompanive teknologjike lind nevojën për “techplomat”

Firmat kryesore të teknologjisë në Luginën e Silikonit peshojnë më shumë në skenën globale sesa shumë shtete të botës dhe si rezultat marrëdhëniet diplomatike me këtë kompani bëhen çdo ditë edhe më të rëndësishme tha ambasadori i parë i një kompanie të tillë.

I përzgjedhur nga Ministria e Jashtme e vendit të tij për pozicionin “techplomat”, Casper Klynge do të jetë ambasadori Danez i cili do të vendosë lidhjet mes vendit të tij dhe kompanive si Facebook, Apple dhe Alphabet.

“Ne do të vijojmë të bëjmë diplomaci tradicionale me vende e organizata, por gjithashtu kemi filluar të konsiderojmë marrëdhëniet me kompanitë e mëdha teknologjike,” tha Klynge për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kjo do ta ndihmojë Danimarkën të kuptojë impaktin e vërtetë të ndryshimeve të shpejta në teknologjinë dixhitale si dhe promovuar vlerat dhe interesat e saj.

“Nëse shikoni përfshirjen dhe rëndësinë e këtyre kompanive, kuptoheni se ato kanë një influencë më të lartë sesa shumë vende të botës,” vijoi ai.

GDP-ja e Danimarkës në 2016-ën ishte 310 miliard dollar, duke qëndruar mes Facebook me 437 miliard dollar dhe Oracle me 185 miliard dollar. /CIO Albanian

The post Rritja e impaktit të kompanive teknologjike lind nevojën për “techplomat” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...