Home » Teknologji » Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan.

Mbrëmjen e kaluar ra deri në 6,100 dollarë në Bitfinex, pika më e ulët që nga data 14 Gusht duke sinjalizuar një tjetër rënie të ngjashme me të fillim Qershorit dhe Gushtit.

Por ndodhi ajo që nuk pritej ndërsa monedha u rrit me shpejtësi në 6,550 dollarë pavarësisht lajmeve për hakimin e një burse Japoneze ku u vodhën 60 milion dollarë.

Gjatë rritjes së çmimit, volumi tregtar në Bitfinex shënoi rritje me 66%. Nisur nga grafiku i paraqitur mëposhtë, vërejmë se rritja e cila filloi ditën e djeshme përkon me rritjen e volumit tregtar.

Në këto momente që shkruajmë në mënyrë që bitcoin të vijojë trendin pozitiv duhet të ruajë vlerën mbi 6,225 dollarë.

Nëse vlera bie poshtë 6,225 dollarëve atëherë do të sinjalizonte një shitje masive të monedhës.

Nga ana tjetër një kalim mbi 6,600 dollarët dhe bitcoin do të kishte dyert e hapura drejt 7,100 dollarëve.

Konkluzione

  • Rritja e bitcoin nga 6,100 dollarë në 6,500 në 24 orë shtoi shpresat se monedha do të thyejë barrierën 6,600 dollarëve
  • Nëse kjo e fundit kaloi, objektivi i radhës është 7,100 dollarë
  • Nëse monedha bie poshtë suportit prej 6,225 dollarë, mund të bjerë deri në pikën e ulët të Gushtit prej 5,859 dollarë ose të Qershorit prej 5,755 dollarë. /PCWorld Albanian

The post Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin? appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...