Home » Teknologji » Ripple rritet me 37%, Ethereum drejt 1,000 dollarëve

Ripple rritet me 37%, Ethereum drejt 1,000 dollarëve

Vlera e Ether, monedhës kriptografike të blockchainit Ethereum, arriti një rekord prej 984 dollarësh ditën e sotme sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht është vetëm 30 dollarë larg rekordit të 1,000 dollarëve.

Në këto moment që shkruajmë 1 ether këmbehet me 970 dollarë dhe është monedha e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut.

Në 24 orët e fundit është rritur me 11%. Ether u shkurorëzua nga vendi i dytë nga monedha kriptografike e centralizuar Ripple javën e kaluar.

Edhe kjo e fundit është rritur me shpejtësi në ditët e fundit të Dhjetorit ndërsa aktualisht këmbehet me 3.81 dollarë.

Në 24 orët e fundit monedha është rritur me 37%, rritja e dytë e bujshme pas ravanshit të datave 29-31 Dhjetor ku u rrit nga 1.7 dollar në 2.79 dollarë.

Kjo monedhë vjen pas bitcoin me një vlerë totale tregu prej 147 miliard dollarësh. Vlera totale e të gjitha monedhave Ether në qarkullim është 93 miliard dollarë.

Gjatë Dhjetorit vlera e Ether është rritur me 100% nga 440 dollarë. Që nga Maji i vitit të kaluar vlera luhatej mes 200-400 dollarë. /PCWorld Albanian

The post Ripple rritet me 37%, Ethereum drejt 1,000 dollarëve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...