20 February 2018
Home » Teknologji » Rikuperimi i gjatë dhe i ngadaltë i Kosovës

Rikuperimi i gjatë dhe i ngadaltë i Kosovës

The Economist

Në 1991 Armend Malazogu u hodh nga një kamion ushtrie. Vetëm 18 vjeç, shqiptari nga Kosova po i shpëtonte dërgimit të tij në luftën mes Serbisë dhe Kroacisë.

Luftërat civile Jugosllave ishin vetëm fillimi dhe pas disa vitesh ato u portuan edhe në Kosovë.

Sot, 18 vite pas përfundimit të luftës dhe 10 vite nga shpallja e pavarësisë, realiteti i Kosovës është një peizazh i zymtë.

Papunësia është në shifra 33% dhe GDP-ja për person është vetëm 3,660 dollarë, një prej më të ulëtave në rajon.

Malazogu, sot një prej sipërmarrësve më të suksesshëm Kosovarë, historia është më e zymtë sesa shifrat lënë të kuptojmë.

Zyrtarët shtetërorë thonë se ekonomia e vendit të tyre po mbahet peng nga mos njohja e pavarësisë nga Serbia e cila kërcënon me bllokimin e investitorëve të huaj që duan të vinë në Kosovë.

Rusia ka vënë veton në Kombet e Bashkuara kundër anëtarësimit të Kosovës, ndërsa pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.

Sipas Malazogu e gjitha kjo është një justifikim për dështimet e qeverisë. Presioni i jashtëm nuk ka penguar properitetin e kompanive të tij IT dhe e tillë është Frutomaina.

Në pesë vitet e fundit Frutomaina është rritur me 60% në vit. Që nga 2016-ta një marrëveshje me BE-në ka hapur mundësi të reja.

Në një fabrikë të vogël në kodrat e Kravaricës, makineritë e kompanisë së tij vijojnë punën. Shishet sillen rreth linjës së prodhimit, etiketat u ngjiten më pas dhe një kamion për tu mbushur i pret jashtë i cili do të shkojë në Hungari.

Frutomania ka lidhur kontrata me mijëra prodhues të vegjël frutash në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët deri dje i shisnin produktet e tyre në rrugë.

Problemet më të mëdha për Malazogun vinë nga më shumë nga Kosova sesa mos anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.

Ai është i detyruar të importojë shishe, tapa dhe etiketa sepse Kosova nuk i prodhon dot dhe qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim për të inkurajuar prodhues vendas potencialë.

Dhe shqiptarët e Kosovës janë të vetmi Evropianë të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Gjirafa, një kompani interneti, është një prej historive të reja të suksesit në Kosovë. Është ndër kompanitë e pakta që ka marrë financime të huaja.

Të ardhurat janë dhjetëfishuar çdo vit në tre vitet e fundit. Suksesi i saj vjen nga mbyllja e hendeqeve që lënë gjigantët botëror të kërkimit në internet.

Algoritmet e motorit të kërkimit të Gjirafa janë dizajnuar për të gjurmuar faqet shqiptare. Madje ofron një ekuivalent të Youtube dhe Netflix.

Në një rajon ku mungon prezenca e Amazon dhe Alibaba, në Dhjetor zgjeroi me sukses aktivitetin e saj në tregtinë online.

Mërgim Cahani, CEO i kompanisë, thotë se edhe firmat më të vogla shqiptare mund të shesin produktet e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjirafa do ti dërgojë për ta. Në sytë e Ballkanit Perëndimor, ky është një revolucion në biznes.

Edukimi është një tjetër ngërç. Sistemi arsimor në Kosovë është in-efektiv thotë Vllaznim Xhiha, një tjetër sipërmarrës i cili ndërtoi perandorinë e tij në Zvicër.

Ai ka vendosur të mos presë qeverinë për ta modernizuar sistemin. Xhiha ka hapur disa qendra me të cilat inkurajon qindra të rinj të mësojnë rreth teknologjisë.

Kosova ka disa statistika për tu përgëzuar. Ekonomia e saj është rritur me 3.5% vitin e kaluar. Remitancat nga diaspora janë një burim jetese për shumë, megjithatë ato ndikojnë edhe për keq në ekonomi.

Pse të punosh për 360 euro në muaj nëse dikush mund ti dërgojë ato? Mesë gjysma e shqiptarëve të Kosovës ëndërrojnë largimin nga vendi.

Por z. Xhiha thotë se realiteti është më keq sesa duket në pamje të parë. /PCWorld Albanian

The post Rikuperimi i gjatë dhe i ngadaltë i Kosovës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook me kartolina do të pengojë ndërhyrjen e huaj në zgjedhje

Facebook tha se do të përdorë kartolinat, e dërguara përmes postës amerikane, për të parandaluar ...