Home » Teknologji » Razer prezantoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave

Razer prezantoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave

Razer prezantoi një telefon të ri flagship, Razer Phone 2, i cili synon të identifikohet në treg si një telefon video lojërash.

Flagshipi i ri është identik me paraardhësin e tij me përjashtim të një kornize prej alumini.

Razer Phone 2 është një telefon lojërash dhe për këtë në gjeneratën e dytë është përmirësuar ekrani dhe cilësia e audios.

Modeli i këtij viti gjithashtu është rezistent ndaj ujit.

Vitet e fundit është vënë re një trend kur kompanitë e njohura të prodhimit të kompjuterave të lojërave po kthehen drejt telefonëve si Razer dhe ASUS.

Ndërsa në treg ka telefonë të tjerë po aq të fuqishëm sa telefoni i Razer në mos më shumë, kompania në të vërtetë synon të sjellë një eksperiencë tjetër me lojërat.

  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 845 (2.8GHz)
  • RAM: 8GB (LPDDR4X)
  • Memoria: 64GB V4 UFS + microSD deri në 2TB
  • Ekrani: 5.72-inch IGZO LCD 1440×2560
    • 120Hz, Wide Color Gamut
    • UltraMotion Technology
    • Corning Gorilla Glass 5
    • 645 nits (typ.) 470 nits (min.)
  • Bateria: 4000 mAh Li-Po
    • Qualcomm QuickCharge 4.0+
    • Wireless Qi
  • Dimensionet: 158.5 x 78.99 x 8.5 mm

Telefoni ka një tru të ri, procesorin Snapdragon 845, atë që kanë përdorur shumica e flagshipëve Android me frekuencë 2.8Ghz dhe grafika Adreno 630.

Për të përballur nxehtësinë e gjeneruar, Razer ka vendosur një version të zvogëluar të sistemit të ftohjes të përdorur në laptopin Blade 15.

Sasia e RAM-it është ajo që bie në sy prej 8GB por edhe antenat LTE gigabitëshe, memoria prej 64GB dhe baterisa masive prej 4,000 mAh.

Razer Phone 2 vjen me Android 8.1 dhe Nova Launcher të integruar. Kompania tha se Android 9 Pie është në testim.

Me pjesën e pasme prej xhami tashmë telefoni mund të karikohet me valë wireless, pajisje e cila kushton 99 dollarë.

Këtë vit sistemi i kamerave do të vijë nga Sony me dy sensor të pasmë 12-megapiksel.

Bokset frontale vinë me teknologjinë Dolby Atmos. Razer Phone 2 do të shitet për 799 dollarë për modelin bazë. /PCWorld Albanian

The post Razer prezantoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...