Home » Teknologji » Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë më 20 Shkurt të vitit të ardhshëm pak ditë përpara Kongresit Mobil Botëror.

Informacionet e publikuara sot janë në një linjë me raportet e mëhershme. Telefoni vjen në përvjetorin e 10-të të linjës Galaxy S.

Modelet e reja janë prej tre versionesh: 5.8-inç S10 Lite, 6.1-inç S10 dhe 6.4-inç S10 Plus. Këto janë lista e çmimeve:

  • S10 Lite: 881 dollarë
  • S10 me 128GB: 1,007 dollarë
  • S10 me 512GB: 1,260 dollarë
  • S10+ me 128GB: 1,134 dollarë
  • S10+ me 512GB: 1,386 dollarë
  • S10+ me 1TB: 1,765 dollarë

Gjithashtu është përfolur për një edicion special me 5G dhe gjashtë kamera, katër të pasme dhe dy frontale sipas Wall Street Journal.

Modelet e tjera do të kenë tre kamera, sensorë ultrasonikë të shenjave të gishtërinjve nën ekran, dizajnin e ri One UI.

Gjithashtu vinë me kamera të frontale të shkëputura nga korniza në vend të “notch.” /PCWorld Albanian

The post Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple nxjerr në shitje këllëfët me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR

Ditën e djeshme Apple filloi shitjet e këllëfëve prej silikoni me bateri për iPhone XS, ...