Home » Teknologji » Qualcomm refuzon kandidatët e Broadcom për bordin drejtues

Qualcomm refuzon kandidatët e Broadcom për bordin drejtues

Qualcomm ditën e Premte refuzoi 11 kandidatët për bordin drejtues të përzgjedhur nga Broadcom duke i hapur rrugën një beteje “proxy” mes dy gjigandëve të prodhimit të çipeve.

Në fillim të Dhjetori Broadcom ndërmori hapin e parë formal për të zëvendësuar bordin drejtues të Qualcomm.

Në Nëntor ky i fundit refuzoi ofertën 103 miliard dollarëshe të Broadcom e cila nënvlerësonte kompaninë.

Refuzimi i Qualcomm erdhi si rezultat i dëshirës së Broadcom për të blerë kompaninë nën vlerën e saj.

Pasi rishikoi profilet e tyre, Qualcomm tha se 11 të nominuarit nuk sjellin vlerë të shtuar e as ekspertizë të re në kompani.

Zëvendësimi i bordit drejtues të Qualcomm jo vetëm që do të çojë në shitjen e këtij të fundit por ata do të mbikëqyrin operacionet e kompanisë deri të mbyllet marrëveshja e blerjes nga Broadcom.

Nga ana tjetër Qualcomm i ka hyrë një betejë ligjore me Apple, një çështje e cila do të trajtohet me kujdes gjithashtu nga bordi drejtues i ri.

Qualcomm është në pritje të finalizimit të blerjes 38 miliard dollarëshe të NXP. /PCWorld Albanian

The post Qualcomm refuzon kandidatët e Broadcom për bordin drejtues appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

instagram-1.png

Instagram shton indikatorin që tregon nëse një përdorues është online

Në një postim në blog, Instagram njoftoi sot një tipar të ri: një pikë  të ...