Home » Teknologji » Qeni-robot që shpërfilli shefin e Sony-t para publikut

Qeni-robot që shpërfilli shefin e Sony-t para publikut

Një qen-robot i krijuar nga Sony shpërfilli komandat e shefit ekzekutiv të firmës para publikut.

Roboti që kushton 1 750 dollarë dhe që quhet Aibo mendohet se sillet si një qen i vërtetë dhe i përgjigjet komandave zanore, por në konferencën e prezantimit në Las Vegas nuk e bëri këtë gjë.

“Aibo është një robot autonom dhe shpejt do të bëhet pjesëtar i familjes suaj, apo jo Aibo?”, tha Presidenti i Sony-t, Kazuo Hirai. Pasi e pa që nuk mori asnjë reagim, Hirai tha: “Sapo më injoroi”.

Më pas, qenin-robot ia dorëzoi punonjësve. /Top Channel

The post Qeni-robot që shpërfilli shefin e Sony-t para publikut appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...