Home » Teknologji » Produktet Microsoft Surface dështojnë në testet e qëndrueshmërisë

Produktet Microsoft Surface dështojnë në testet e qëndrueshmërisë

Shkalla e dëmtimit të pajisjeve Microsoft Surface hedh dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e laptopëve dhe tabletëve të kësaj marke tha Consumer Reports e cila si rezultat nuk i rekomandon më.

Organizata jofitimprurëse e cila merret me testimin e 90,000 laptopëve dhe tabletëve, zbuloi se 25% e pajisjeve Microsoft Surface shfaqin probleme brenda vitit të dytë të përdorimit sipas një studimi publikuar ditën e Enjte.

Microsoft hodhi poshtë pretendimet duke thënë se studimi i kompanisë është ndryshe nga ai i Consumer Reports.

“Ne nuk besojmë se këto gjetje të raportit reflektojnë eksperiencën e vërtetë të përdoruesve të pajisjeve tona e as tregojnë përmirësimet e performancës dhe qëndrueshmërisë me çdo gjeneratë të Surface,” tha Microsoft.

Sipas Consumer Reports, disa prej problemeve janë ngrirjet, fikjet e papritura dhe problemet me ekranet me prekje.

Apple shihet si kompania me produktet më cilësosre në treg. Microsoft hyri në tregun e harduerit në 2012-ën kur prezantoi tabletin Surface. Kompania më pas prezantoi një sërë laptopësh dhe tabletësh përfshirë edhe produktin më të vlerësuar të kompanisë, Surface Pro. /PCWorld Albanian

The post Produktet Microsoft Surface dështojnë në testet e qëndrueshmërisë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...