Home » Teknologji » Prodhuesi i telefonëve Nokia premton diçka të mrekullueshme në Kongresin Mobil Botëror

Prodhuesi i telefonëve Nokia premton diçka të mrekullueshme në Kongresin Mobil Botëror

Juho Sarvikas, shefi i produktit pranë HMD Global, u tha njerëzve të presin diçka të mrekullueshme në Kongresin Mobil Botëror që do të mbahet në Shkurt.

Komentet u bënë në rrjetin social Twitter. HMD aktualisht është prodhuesi i telefonëve Nokia dhe kompania ka pasur një 2017 të shkëlqyer.

Në Kongresin Mobil Botëror të vitit të kaluar kishte një prezencë të fuqishme ku solli edhe telefonin legjendar Nokia 3310.

Këtë vit presim modele të reja. Ka pasur spekulime për Nokia 1, 4, 7 Plus dhe 9. Ky i fundit thuhet se është flagshipi i vitit i Nokia dhe HMD.

Në komentet e Sarvikas thuhej se ishte i zënë me përgatitjet për MWC 18. Këtë vit kompania prezantoi gjeneratën e dytë të Nokia 6.

Gjithashtu kompania ka një program të shkëlqyer përditësimesh në Android 8.0 Oreo. /PCWorld Albanian

The post Prodhuesi i telefonëve Nokia premton diçka të mrekullueshme në Kongresin Mobil Botëror appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...